Ministria e Jashtme sllovake thotë se është e shqetësuar nga fakti që “Ujqërit e natës”, një bandë nacionaliste motoçiklistësh rusë, e afërt me Vladimir Putinin, ka ngritur tani një bazë në Sllovaki.
Baza ka mjete të vjetra ushtarake dhe ndodhet në Dolna Krupa, një fshat 70 km larg kryeqytetit Bratislavë.
Qeveria ruse i quan ato zyrat qendrore europiane të ujqërve të natës. Motoçiklistët janë subjekt i sanksioneve amerikane dhe akuzohen se i ofrojnë ndihmë rebelëve pro rusë në Ukrainë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake tha për BBC se aktivitetet e ujqërve të natës duhet të monitorohen me kujdes.
“Ne mendojmë se ndikimi i anëtarëve të këtij grupi është i dëmshëm, veçanërisht në përhapjen e opinioneve të tyre që orientohen drejt rishkrimit të historisë”, tha ai.
I pyetur të specifikojë këto opinione kontraversiale, ai tha: Krimea është, ishte dhe do të jetë ruse, se Stalini ishte një hero i madh, që NATO është një organizatë kriminale etj…”.
Sllovakia është një vend anëtar i NATO-s dhe BE. Më herët, pjesë e Çekosllovakisë komuniste, ajo ishte aleate e Moskës gjatë luftës së ftohtë. Lideri i ujqërve të natës, Aleksander Zaldostanov, i njohur si kirurgu, është shfaqur shpesh përkrah presidentit putin.
Në fakt, në 2011, Putin udhëtoi bashkë me ujqërit e natës në një festival motoçiklistësh në Novorosiysk. në 2013, Putin i dha një medalje nderi Zaldostanov.
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton