Japonia miratoi planin për të hedhur në det më shumë se një milion tonë ujë të ndotur nga termocentrali i shkatërruar bërthamor, Fukushima.
Uji do të trajtohet dhe do të hollohet, në mënyrë që nivelet e rrezatimit të jenë nën nivelet e vendosura për ujë të pijshëm.
Qeveria japoneze tha se puna për lëshimin e ujit që përdoret për të ftohur karburantin bërthamor, do të fillojë brenda dy vjetësh.
Rreth 1.25 milion tonë ujë u ruajtën në rezervuarë në termocentralin bërthamor Fukishima, qëkur tërmeti masiv i vitit 2011 shkaktoi shkrirje të reaktorëve.
Që atëherë, operatori Tokyo Electric Power vazhdon të injektojë ujë në tre reaktorë për t’i mbajtur ata të ftohtë.
Lëshimi i ujit në det pritet të marrë dekada kohë.
Banorët lokalë, grupet e mjedisit, ashtu si dhe Kina dhe Koreja e Jugut e kundërshtuan planin, duke u thirrur në shqetësimet për sigurinë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e miratoi lëshimin e ujit, duke thënë se qasja e tillë është e ngjashme me procedurat që ndjekin impiantet bërthamore gjetkë në botë për hedhjen e ujërave.
Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu e mbështeti vendimin e Japonisë, duke thënë se ajo “duket se ka miratuar një qasje, në përputhje me standardet e pranuara në nivel global për sigurinë bërthamore”./rel/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...