Princi Uilliam dhe Kate do të nderohen me tituj të ri në familjen mbretërore.
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Uilliam dhe Kate do të njihen si Princi dhe Princesha e Uellsit, transmeton portal arbresh.info
Babai i Uilliam, Mbreti Charles III, njoftoi titujt e tyre të rinj në një fjalim televiziv kombëtar të premten, të parin të dhënë si Mbret.
“Princi dhe princesha jonë e re e Uellsit, e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin bisedat tona kombëtare”, tha Charles në mesazhin e regjistruar paraprakisht.
Uilliam dhe Kate, prindër të tre fëmijëve, tani janë çifti i parë që përdorin titujt e Princit dhe Princeshës së Uellsit që kur u përdorën nga prindërit e Uilliam, Charles dhe Princesha e ndjerë Diana./arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër