Dy motoçiklistë që shkuan në një udhëtim rreth 200 milje për të blerë peshk dhe patate të skuqura janë gjobitur për shkelje të rregullave si pasojë e izolimit nga Covid=19.
Dyshja kishin udhëtuar nga Rochdale në Greater Mançester në Whitby në North Yorkshire para se të ndaloheshin, të gjobiteshin dhe të dërgoheshin në shtëpi nga policia, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
Ekipi i Policisë së Fqinjësisë Whitby tha se udhëtimi nuk ishte “i arsyeshëm”.
Policia e Yorkshire në Veri ka deklaruar që njerëzit po shkelnin rregullat e bllokimit për të udhëtuar në atë zonë.
Përmes një postimi në Facebook, forca tha: “Derisa Whitby zakonisht do të mirëpriste vizitorët për të provuar peshkun dhe patatet e skuqura, për shkak të klimës aktuale pandemike, kjo nuk përbën një udhëtim të arsyeshëm.
“Ekipi Policor i Policisë së Lagjes Whitby po patrullonte A169 teksa ndaloi dy motoçiklistë që kishin udhëtuar nga Rochdale thjeshtë për të blerë peshq dhe patate të skuqura.
“Të dy u dërguan në shtëpi dhe u gjobiten.” /arbresh.info/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...