Google ADS

Udhëtojnë mijëra kilometra për ta rrahur nusen e djalit

13:51 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Prindërit e një burri raportohen të kenë udhëtuar rreth 13 mijë kilometra nga India për në Florida për të “disiplinuar” bashkëshorten e tij, sepse ishte e padëgjueshme.

Autoritetet shpëtuan nënën  e një fëmije një-vjeç, nga ajo që ata përshkruan si një “situatë tmerrësisht abuzive”, transmeton portali arbresh.info

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, mbahej në shtëpinë e saj kundër vullnetit nga bashkëshorti i saj Devbir Kalsi.

Policia tha se prindërit e tij kishin udhëtuar në shtëpinë e tij për të marrë pjesë në abuzimin.

Hetuesit besojnë se Kalsi dhe prindërit e tij, Jasbir dhe Bhupinder Kalsi, kishin abuzuar me gruan për një kohë të gjatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme