Google ADS

Udhëtimi i Trumpit në Britani do të kushtojë mbi 30 milionë euro

21:10 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Donald Trump nuk do të bëjë paraqitje publike në Londër kur të shkojë në Britani të Madhe, kjo për shkak të operacionit masiv të sigurisë.

Presidenti amerikan dhe Zonja e Parë do të aterojnë në Britani të enjten për vizitën e tij të parë që nga marrja e pushtetit, transmeton portali arbresh.info.

Janë paralajmëruar protesta që do të mund të shihnin deri në 50 mijë njerëz në rrugë të kryeqytetit, kurse leja për të fluturuar i është dhënë një dirizhable portokalli “Bebi Trump”.

Por edhe ajo që bie në sy është fatura për udhëtimin tre-ditor të udhëheqësit amerikan.

Kjo faturë pritet të jetë rreth 33 milionë euro, pasi 10 mijë policë janë thirrur në detyrë për të ruajtur sigurinë.

Presidenti Trump do të rrethohet nga dhjetëra agjentë të sigurisë amerikanë e britanikë, helikopterë, snajperë dhe automjete të blinduara ndërsa viziton aleatin e saj në Londër.

Ai do të takohet me kryeministren Theresa May, Mbretëreshën Elizabetë dhe do të udhëtojë në vendpushimin e tij në Skoci./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme