Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në Europë, sepse ‘rrezikojnë të përfshihen nga ndonjë sulm terrorist’.
Paralajmërimi do të qëndrojë për katër muajt e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Në deklaratë zyrja i referohet sulmeve të fundit nga Shteti Islamik dhe Al Kaeda si dhe bashkëpunëtorët e tyre, kundër Francës, Rusisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Sulme të tjera terroriste mund të kryhen edhe pse qeveritë lokale po vazhdojë operacionet kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratë.
“Qytetarët amerikanë duhet gjithmonë të jenë të vëmendshëm ndaj mundësisë që simpatizuesit terroristë apo ekstremistët e vetë-radikalizuar mund të kryejnë sulme me pak ose aspak paralajmërim”, thuhet në deklaratë./Arbresh.info
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit