Nobelistja e Paqes, Aung San Suu Kyi e theu më në fund heshtjen për situatën në shtetin Rakhine, e fajësoi ata që i quajti “terroristë” për “një mal keqinformimesh”, pa përmendur në asnjë moment 140 mijë myslimanët “Rohingya” të larguar drejt Bangladeshit, që nga 25 gushti.
Komentet, udhëheqësja e vendit me shumicë budiste i bëri gjatë një vizite në Indi, ku u takua me kryeministrin Narendra Modi.
“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Indinë, për qëndrimin e saj të fuqishëm ndaj kërcënimit terrorist që mbërriti disa javë më parë në vendin tonë. Së bashku, ne mund të punojmë fort që të sigurohemi se terrorizmi nuk do të lejohet të hedhë rrënjë në këtë tokë, apo në tokën e çdo vendi tjetër”, tha Aung San Suu Kyi, udhëheqëse e Mianmarit.
Suu Kyi është gjendur nën një presion të madh, sidomos nga vendet me shumicë myslimane, që kërkojnë ndalimin e dhunës kundër minoritetit të pambrojtur fetar.
Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tërhoqi vërejtjen për rrezikun nga spastrimi etnik dhe destabilizimi i rajonit. Në mediet ndërkombëtare ka nisur të përmendet fjala “gjenocid”, ndërsa në rrjetet sociale ka nisur të riciklohet sërish fotoja e kopertinës së revistës “Time” në vitin 2013, ku shihet një murg nga Mianmari me mbishkrimin: Fytyra e terrorit budist.
Suu Kyi, e vlerësuar lart për luftën e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut, është udhëheqësja “de facto” e Mianmarit, edhe pse Kushtetuta nuk ia lejon të mbajë pozicionin e kreut të shtetit. Por përpos kësaj, ajo çfarë përfaqëson vet gruaja që kaloi vite të tëra në arrest shtëpie për aktivizmin pro demokracisë, e shtonte përgjegjësinë e saj në këtë rast.
“Hiqjani Nobelin e Paqes, sepse nuk e meriton më”, shkruante një ditë më parë për “the Guardian” publicisti George Monbiot.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...