Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett dhe ndihmësit e tij të lartë u izoluan në një bunker lufte të enjten (11 nëntor) gjatë një stërvitjeje që simulonte një shpërthim të një varianti të ri vdekjeprurës COVID-19.
Zyra e kryeministrit tha se ushtrimi njëditor “Stërvitja Omega” u emërtua sipas një lloji fiktiv të virusit si një masë paraprake për të qenë të sigurt se Izraeli është i përgatitur për “çdo skenar”.
Bunkeri që i bën ballë edhe shpërthimit bërthamor është i vendosur në kodrat e kryeqytetit të Izraelit, Jerusalem.
I njohur si “Qendra Kombëtare e Menaxhimit”, bunkeri u përdor gjithashtu për të koordinuar masat kundër koronavirusit në fillim të pandemisë në mars të vitit 2020.
Izraeli ka marrë masa izolimi për të përballur disa valë të përhapjes së COVID-19, por ka mbajtur ekonominë dhe shkollat të hapura që kur u godit nga vala e katërt në muajin qershor.
“Izraeli është i sigurt dhe i mbrojtur. Për të ruajtur këtë dhe vazhdimësinë e jetës normale, ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën dhe të përgatitemi për çdo skenar”, tha deklarata.
Në deklaratë nuk thuhej asgjë nëse Qeveria besonte se mund të ketë një lloj të ri vdekjeprurës të koronavirusit.
Bunkeri u ndërtua më shumë se një dekadë më parë për shkak të shqetësimit rreth programit bërthamor të Iranit dhe incidenteve me të raketa me Libanin dhe Rripin e Gazës./REL
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut