Udhëheqësit e lartë të Pentagonit vendosen në karantinë pas një rasti me koronavirus

21:14 | 6 Tetor 2020
L G

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley dhe disa anëtarë të udhëheqjes së lartë të Pentagonit, janë vendosur në karantinë pasi një zyrtar i lartë i Gardës Bregdetare doli pozitiv me coronavirus, thanë disa zyrtarë të mbrojtjes amerikane për CNN.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Nënkomandanti i Gardës Bregdetare në SHBA, Admirali, Charles Ray doli pozitiv të hënën me COVID-19.

“Të hënën, Nënkomandanti i Rojës Bregdetare, Admirali, Charles Ray doli pozitiv me coronavirus. Ai u testua po atë ditë, pasi zhvilloi simptoma të lehta gjatë fundjavës”, tha Garda Bregdetare në një deklaratë të martën.

“Garda Bregdetare po ndjek politikat e vendosura ndaj COVID-19, sipas udhëzimeve të CDC, përfshirë karantinën dhe gjurmimin e kontaktëve”, thuhej në njoftim.

Bëhet e ditur se Ray kohëve të fundit mori pjesë në disa takime në Pentagon, në zona të sigurta me anëtarët e Shefave të Shtabit të Përbashkët.

Të ngjashme