Udhëheqësit e vendeve të G7, të cilët po takohen në Gjermani, e kanë përshkruar sulmin me raketa të së hënës në një qendër tregtare në Kremenchuk si “të neveritshme”.
Në një deklaratë të përbashkët ata thanë: “Ne qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën në zi për viktimat e pafajshme të këtij sulmi brutal”, transmeton portal arbresh.info
“Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë krim lufte”, thanë ata.
“Presidenti rus Putin dhe ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në deklaratë.
Më herët, ata u zotuan të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme dhe thanë se do të vazhdojnë të përmbushin kërkesat urgjente të Ukrainës për paisje ushtarake dhe mbrojtëse./arbresh.info/
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja
A kemi ushqime që ndikojnë në jetëgjatësi?
Microsoft tani ka një tastierë të re