Udhëheqësit kombëtarë të Bashkimit Evropian mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare, thanë ata në një deklaratë.
“Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër të mundshëm Hamasin dhe sulmet e tij terroriste brutale dhe pa dallim në të gjithë Izraelin dhe dënon thellësisht humbjen e jetëve”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian, i cili mbledh së bashku liderët e vendeve 27-anëtare të bllokut, shkruan Al Jazeera, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa shumë liderë të BE-së kanë lëshuar deklarata për sulmin e Hamasit që kur ai ndodhi pak më shumë se një javë më parë, e diela ishte e para nga Këshilli Evropian në tërësi.
“Nuk ka asnjë justifikim për terrorin. Ne theksojmë fuqimisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten në përputhje me ligjin humanitar dhe ndërkombëtar përballë sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim”, thuhet në deklaratë.
“Ne përsërisim rëndësinë për të siguruar mbrojtjen e të gjithë civilëve në çdo kohë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...