Google ADS

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për një paketë të madhe shpëtimi

23:35 | 23 Prill 2020
Trina Galanxhi

Krerët e Bashkimit Europian janë pajtuar për planin e injektimit të miliarda eurove ndihmë emergjente për ekonomitë europiane.

Në një konferencë video ata ranë dakord të krijojnë një fond masiv të rimëkëmbjes, i cili do të lidhej ngushtë me buxhetin shtatë vjeçar të bllokut. Komisioni Evropian tani duhet të hartojë detajet, transmeton portal arbresh.info

Ata konfirmuan gjithashtu se 540bn € të ndihmës financiare do të lëshohen përmes mekanizmave ekzistues, për të lehtësuar krizën ekonomike të krijuar nga pandemia.

Kjo vlerë monetare pritet të lëshohet nga 1 qershori.

Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se fondi i ardhshëm i rimëkëmbjes do të mobilizojë rreth një trilion euro investime.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se është bërë ‘përparim i madh’ gjatë mbledhjes së ditës së enjte, përderisa më herët është debatuar mbi fondin ndihmës.

Italia, vendi më i prekur në Europë nga Covid-19, ka nxitur partnerët e saj në BE, veçanërisht vendet më të pasura të Europës veriore që të tregojnë më shumë solidaritet./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme