Udhëheqësi suprem i Iranit u ka bërë thirrje vendeve myslimane që të vazhdojnë luftën kundër Izraelit, ndërsa shtoi se “Izraeli nuk është shtet, por një garzion terrorist kundër palestinezëve”.
“Lufta kundër regjimit despotik është një luftë kundër shtypjes dhe terrorizmit. Është detyrë publike që të luftosh kundër këtij regimi”, tha Ajetullah Ali Khamenei në një fjalim televiziv, transmeton portali arbresh.info
Khamenei foli në Ditën Kuds të Iranit, e cila është emri arab për Jeruzalemin, e cila festohet të Premten e fundit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.
Kundërshtimi ndaj Izraelit është një masë e besimit në Iranin Shiit, i cili mbështet grupet islamike palestineze dhe Libaneze që kundërshtojnë paqen me shtetin hebre, të cilin Teherani nuk e njeh.
“Bashkëpunimi i kombeve myslimanë për çështjen e Kudsit (Jeruzalemit) është një makth për sionistët,” tha Khamenei.
Pandemia e koronavirusit ka detyruar qeverinë të anulojë paradën e saj vjetore në Ditën e Kudsit. Por media shtetërore iraniane tregoi pamjet e motoçikletave dhe automjeteve me flamuj palestinezë dhe libanezë të Hezbollahut duke hipur nëpër rrugët e Teheranit.
Ata gjithashtu postuan foto të njerëzve që digjnin flamuj izraelitë dhe amerikanë./arbresh.info/
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...