Udhëheqësi i Talibanit këshillon afganët të mbjellin pemë ‘për të mirën e botës’

16:42 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Talebanët në Afganistan kanë përdorur një deklaratë të rrallë publike në emër të liderit të saj, Haibatullah Akhundzada, për t’i bërë thirrje afganëve për të mbjellë më shumë pemë për të mirën e kësaj bote.

Akhundzada, klerik, besohet të ketë qenë i fshehur prej kohës që është bërë lider i talebanëve në maj të vitit 2016, transmeton arbresh.info.

Në këtë deklaratë ai u kërkoi civilëve dhe luftëtarëve talebanë të mbjellin bimë çofshin ato frutore apo zbukuruese për përfitime të Tokës dhe për krijesat e Zotit.

I publikuar në katër gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën angleze, Akhundzada tha se “muxhahedinët dhe bashkatdhetarët e dashur duhet t’i bashkojnë duart në mbjelljen e pemëve”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme