Google ADS

Udhëheqësi i rebelëve sirianë zotohet të mbyllë burgjet famëkeqe të Assadit

14:59 | 12 Dhjetor 2024
R J

Forcat rebele siriane deklaruan se do të mbyllin burgjet famëkeqe dhe të ashpra, të drejtuara nga presidenti i rrëzuar Bashar al-Assad dhe të dënojnë ata që janë përfshirë në vrasjen ose torturimin e të burgosurve, shkruan BBC.

Udhëheqësi rebel Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammed al-Jolani, theksoi gjithashtu se do të shpërndante forcat e sigurisë së ish-regjimit.

Videot që tregojnë mijëra të burgosur të liruar nga burgu i Saydnaya – të quajtur një “thertore njerëzore” nga grupet e të drejtave të njeriut u shfaqën të dielën pas rënies së qeverisë së Assadit.

”Gati 60 000 njerëz janë torturuar dhe vrarë në burgjet e drejtuara nga Assad”, theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër.

Grupi militant islamik i Jolanit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), udhëhoqi fraksionet e tjera rebele siriane në një ofensivë të rrufeshme që rrëzoi sundimin 54-vjeçar të dinastisë Assad.

Të ngjashme