Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i dërgoi një mesazh urimi presidentit Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores së Rusisë, duke shprehur “solidaritetin e vendosur” të vendit të tij me Moskën, raporton agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA.
Në letrën e tij të dërguar më 9 maj, Kim “shtriu solidaritetin për kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore”, shkruajnë mediat e huaja, shkruan Sky News.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu “shprehte besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme”.
Koreja e Veriut kohët e fundit ka theksuar lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për agresionin e saj në Ukrainë.
Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor