Udhëheqësi i ISIS-it pranon humbjen në Irak

11:57 | 1 Mars 2017
Arbresh.info

Lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi, ka pranuar humbjen në Irak dhe ka urdhëruar militantët ose të largohen ose të vrasin veten në sulme vetëvrasëse.

Organizatori terrorist thuhet se ka dhënë një deklaratë të quajtur “fjalimi lamtumirës”, i cili është shpërndarë në mesin e predikuesve të ISIS-it në disa pjesë të Irakut që ende ka kontroll mbi to, transmeton arbresh.info.

Sipas mediave lokale, ai u bëri thirrje mbështetësve të ikin dhe të fshehën dhe u tha ‘luftëtarët jo-arabë’ ose të kthehen në shtëpi, ose të hedhin veten në erë.

Lajmet për një deklaratë të tillë, e cila nuk është verifikuar ende, vinë pasi që njësit ushtarake irakiane të mbështetura nga ShBA-të morën kontrollin mbi pjesën perëndimore të Mosulit.

Gjithashtu për një deklaratë të tillë lajme dha edhe rrjeti televiziv irakian Alsumaria./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme