Në përgjigjen e tij të parë ndaj propozimit të paraqitur javën e kaluar nga presidenti amerikan Joe Biden për t’i dhënë fund luftës tetë-mujore izraelite në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, udhëheqës i lëvizjes Hamas në Gaza, vendosi dy kushte në një mesazh për negociatorët.
Zyrtari palestinez theksoi se ai nuk do të pranojë asnjë marrëveshje nëse Izraeli nuk angazhohet për një armëpushim të përhershëm, raportoi Wall Street Journal.
Sinwar theksoi gjithashtu se lëvizja “nuk do të heqë dorë nga armët dhe nuk do të nënshkruajë një propozim që e kërkon atë”, sipas ndërmjetësve arabë që morën një mesazh të shkurtër prej tij.
Nga ana e tij, udhëheqësi i Hamasit, Osama Hamdan, besonte se marrëveshja e armëpushimit e propozuar nga Joe Biden ishte vetëm “fjalë”, duke theksuar se lëvizja nuk kishte marrë ende asnjë angazhim me shkrim në lidhje me një armëpushim./abcnews.al
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...