Google ADS

Udhëheqësi fetar abuzoi seksualisht me 6 gra, i quante “rite spirituale”

17:35 | 22 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Një udhëheqës fetar që themeloi një organizatë për njerëzit me vështirësi në të mësuar dhe lexuar ka abuzuar seksualisht gjashtë gra në Francë.

Ky është rezultati i një raporti të publikuar ditën e sotme për Jean Vanier, themeluesi i L’Arche në Francë, i cili ndërroi jetë një vit më parë në moshën 90 vjeçare.

Sipas BBC asnjë prej grave të përdhunuara nuk kishin probleme shëndetësore.

Autoritetet shpallën hetimin mbi Vanier vitin e kaluar pas dyshimeve të ngritura mbi organizatën e tij.

Raporti i plotë pritet të publikohet në ditët në vijim. Sipas po këtij raporti, Vanier, një katolik i devotshëm, ka abuzuar seksualisht me gjashtë gra në Francë prej vitit 1970 deri në vitin 2005.

Vanier i mashtronte ato duke i thënë se marrëdhënia seksuale ishte pjesë e riteve spirituale që ndiqte ai.

Gjithashtu ai thoshte atyre që gjithçka duhej të mbetej sekret në mënyrë që riti të funksiononte.

Sipas medieve kanadeze, Globe dhe Mail, gratë që ranë pre e abuzimeve ishin asistentet e tij si dhe disa murgesha.

Ai gjithashtu ka pasur bashkëpunim për këto “rite spirituale” edhe me një prift, Thomas Philippe, i cili është akuzuar më parë për abuzime seksuale.

Jean Vanier i mohoi fillimisht akuzat një vit më parë. Organizata e tij operon në 38 shtete të ndryshme, ku ka nën pronësinë e vetë shtëpi të përbashkëta ku jetojnë personat me aftësi ndryshe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme