Kompanisë “Uber” iu refuzua licenca e re për të operuar në Londër, lidhur me shqetësime të sigurisë, kështu vendosi sot organi përgjegjës për transportin, Transporti për Londrën (TfL).
“TfL ka identifikuar një model dështimesh nga kompania, duke përfshirë disa shkelje që vendosnin udhëtarët dhe sigurinë e tyre në rrezik”, deklaroi organi licencues.
Sipas TfL-së, leja aktuale e Uber-it përfundon sot pak para mesnatës, por ndërmarrja do të lejohet të vazhdojë punën në pritje për apelim.
“Siguria është përparësia jonë kryesore absolute. Edhe pse ne e kuptojmë se Uber ka bërë përmirësime, është e papranueshme që Uber ka lejuar pasagjerët të futen në taksitë e vogla, me shoferë që me shumë mundësi janë të palicencuar dhe të pasiguruar”, deklaroi drejtoresha e licencimit, rregullimit dhe tarifimit të TfL, Helen Chapman./atsh/
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...