Uber Technologies Inc është nën hetim nga Komisioni i Mundësive të Barabarta për Punësim (EEOC) për diskriminim gjinor në çështje të tilla si paga, sipas një burimi të njohur me këtë çështje.
Hetimi i cili filloi gushtin e kaluar, u raportua për herë të parë nga Wall Street Journal. Si pjesë e hetimit, hetuesit e EEOC kanë qenë duke intervistuar punonjësit e mëparshëm dhe aktual të Uber si dhe duke kërkuar dokumente nga drejtuesit e saj, tha raporti i Journal, përcjell arbresh.info.
Shefi Ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi premtoi të ndryshojë kulturën e kompanisë, pasi mori nën drejtim në gusht të vitit e kaluar nga ish-drejtori i Përgjithshëm Travis Kalanick pas një seri skandalesh.
Hetuesit kanë kërkuar informacion në lidhje me praktikat e punësimit, pabarazinë në pagesa dhe çështje të tjera përsa i përket gjinisë, tha raporti i Journal.
“Ne kemi bërë shumë ndryshime në 18 muajt e fundit, duke përfshirë zbatimin e një pagese të re dhe strukturën e kapitalit të bazuar në treg, duke përmirësuar procesin e rishikimit të performancës,” duke publikuar raporte të diversitetit dhe duke ofruar trajnime për mijëra të punësuar, tha një zëdhënës i Uber .
Javën e kaluar, Shefi i Personelit Zyrtar të Uber, Liane Hornsey, dha dorëheqjen pas një hetimi se si ajo trajton akuzat për diskriminim racor në kompani.
Një zëdhënës i EEOC tha se ankesat e bëra në komision janë rreptësisht konfidenciale dhe është e ndaluar madje edhe të konfirmojnë ose mohojnë ekzistencën e një akuze të tillë./Arbresh.info
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë