Sipas katër zyrtarëve amerikanë, administrata e Presidentit Biden thuhet se po shqyrton furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze më të gjatë veprimi, të mbushura me bomba thërrmuese dhe që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme më thellë në territorin e pushtuar nga Rusia.
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se shkak për ndryshimin e qëndrimit është suksesi i muajve të fundit nga përdorimi i predhave thërrmuese të artilerisë.
Uashingtoni po shqyrton dërgimin në Ukrainë të Sistemeve të Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS) që mund të fluturojnë deri në 306 kilometra dhe të Sistemeve të Raketave të Udhëzuara të Shumëfishta (GMLRS) që kanë një rreze prej 72 kilometrash dhe janë të mbushura me bomba thërrmuese.
Sistemi i raketave GMLRS do të jetë në gjendje të shpërndajë deri në 404 bomba thërrmuese. Prej disa muajsh Ukraina ka pasur në arsenalin e saj një variant të sistemit GMLRS.
Administrata e Presidentit Biden prej muajsh po mendon lidhur me furnizimin e Ukrainës me sistemet ATACMS, nga droja se dërgesa do të shihej si një veprim tepër agresiv kundër Rusisë.
Ndërsa kundërsulmi i Ukrainës ndaj agresorit rus tregon shenja përparimi, Uashingtoni është i prirur që ta përforcojë ushtrinë ukrainase në një moment jetik, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.
Zbulimi ushtarak i Kievit tha të hënën se forcat ukrainase kishin rimarrë kontrollin e disa platformave detare për shpimin e gazit dhe naftës pranë Krimesë.
Në një postim në rrjetin Telegram thuhet se operacioni përfshinte forca speciale ukrainase në varka që dëmtuan një avion luftarak rus Su-30 dhe kapën municione helikopterësh dhe pajisje radarësh.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se Rusia i kishte pushtuar platformat që nga viti 2015 dhe i kishte përdorur ato për qëllime ushtarake./VOA/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...