Google ADS

Uashingtoni mohon t’i ketë deklaruar luftë Koresë së Veriut

16:38 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur absurde deklaratën e Koresë së Veriut që Uashingtoni i ka shpallur luftë shtetit rebel.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Phenianin të ndalojë provokimet, pasi ky i fundit tha se kishte të drejtë të rrëzonte avionët bombardues amerikanë, transmeton portali arbresh.info

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se bisedat e zjarrta mund të çojnë në keqkuptime fatale.

Koreja e Jugut ka bërë thirrje për një përgjigje të nivelit të lartë, duke paralajmëruar se përleshjet aksidentale në rajon shpejt mund të dalin jashtë kontrollit.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, u tha gazetarëve të hënën se “e gjithë bota duhet të kujtojë qartë se ishte SHBA që së pari shpalli luftë vendit tonë”.

Komentet e tij ishin një përgjigje ndaj një cicërime nga presidenti Donald Trump duke sugjeruar se Koreja e Veriut nuk do të “ekzistojë për shumë kohë” nëse krerët e saj vazhdonin retorikën e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme