Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të ndalojë mbështetjen e pushtimit rus në Ukrainë, pasi Kina dhe Rusia zhvilluan një bisedë telefonike.
SHBA i ka bërë thirrje Kinës që të mos vendoset në “anën e gabuar të historisë”, transmeton portal arbresh.info
“Ne jemi të shqetësuar për marrëdheniet mes Kinës dhe Rusisë”, tha një zëdhënës i diplomacisë amerikane në përgjigje të thirrjes midis dy presidentëve, gjatë së cilës Pekini siguroi Moskën për mbështetjen e saj për “sovranitetin” dhe “sigurinë”.
Ai theksoi se kanë kaluar më shumë se trmuaj nga “pushtimi brutal” i Rusisë në Ukrainë, dhe se Kina vazhdon të mbështesë Rusinë, vazhdon të përhapë propagandën ruse në mbarë botën, vazhdon të mbrojë Rusinë në organizatat ndërkombëtare, duke dështuar kështu të përmbushë detyrimet e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Ajo vazhdon të mohojë ekzistencën e krimeve të kryera nga Rusia në Ukrainë, duke sugjeruar përkundrazi se ato janë inskenuar”, tha zyrtari amerikan.
“Vendet që zgjedhin anën e Vladimir Putin në mënyrë të pashmangshme do ta vendosin veten në anën e keqe të historisë. Ka ardhur koha që liderët botërorë të dënojnë qartë agresionin flagrant të Presidentit Putin dhe të mbështesin ukrainasit”, shtoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Ai paralajmëroi përsëri Kinën kundër dhënies së çdo “ndihme ushtarake” për Rusinë ose kundër çdo “mbështetjeje sistematike për të shmangur sanksionet” nga vendet perëndimore./arbresh.info/
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt