Kreu ushtarak i NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti mbështet faktin që SHBA-ja të furnizojë me armë Ukrainën për ta ndihmuar përballë rebelëve pro-rusë të mbështetur nga Moska, deklaroi sot në Uashington.
Ukraina i ka kërkuar që prej shumë kohësh SHBA-së ta furnizojë me armë, për të mbështetur luftën kundër separatistëve pro-rusë në lindje të vendit.
Administrata Obama kishte refuzuar ta ndërmerrte këtë hap duke u kënaqur me dërgimin në Ukrainë të ushtarëve amerikanë për të trajnuar forcat ukrainase.
“Mendoj që ne duhet të parashikojmë dërgimin e armëve mbrojtëse për Ukrainën”, deklaroi para komisionit të forcave të armatosura së Dhomës së Përfaqësuesve, gjenerali, Curtis Scaparrotti, i cili është gjithshtu shef i forcave ushtarake amerikane në Evropë.
Ukraina është përfshirë që prej tre vitesh në një rebelim separatist. Rreth 10 000 persona janë vrarë që prej fillimit të konfliktit në prill të vitit 2014.
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar