Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për një plan pesëvjeçar për ndarjen e kostos së mbajtjes të trupave amerikane në Korenë e Jugut, thanë nga ministria e Jashtme në Seul dhe Departamenti amerikan i Shtetit.
Për vitin 2026, shtetet janë pajtuar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes për 8.3 për qind, në 1.1 miliard dollarë, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut përmes një deklarate.
Seuli dhe Uashingtoni nisën më herët bisedimet për këtë çështje, në atë që u pa si përpjekje për të arritur pajtim për këtë plan para se në SHBA në nëntor të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Koreja e Jugut dhe SHBA-ja arritën marrëveshje për planin e ri të shpenzimeve pas tetë rundesh bisedime që nisën në prill, teksa marrëveshja ekzistuese ishte paraparë të skadonte vitin e ardhshëm.
Afër 28.500 trupa amerikane janë të stacionuara në Korenë e Jugut, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar Korenë e Veriut, që ka armë bërthamore.
Koreja e Jugut nisi të ndante koston e dislokimeve amerikane, fonde që përdoren për të financuar punësimet lokale, ndërtimin e instilacioneve ushtarake dhe mbështetjes tjetër logjistike, në fillim të viteve ’90.
Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet e nëntorit, në kohën kur ishte president i SHBA-së, kishte akuzuar aleaten, Korenë e Jugut, se nuk po paguan për mbrojtjen amerikane, duke kërkuar që të paguajë nga 5 miliardë euro në vit për dislokimet amerikane.
Gjatë administratës Trump nuk kishte pasur përparim në këtë drejtim. Por, pasardhësi i tij, Joe Biden, arriti marrëveshje dhe Seuli u pajtua të rrisë kontributin për 13.9 për qind./rel
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...