Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë rishikuar marrëveshjen dypalëshe për çështjet e sigurisë, e cila synon të frenojë kërcënimet bërthamore dhe me raketa nga Koreja e Veriut. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe homologu i tij koreanojugor, Shin Won-sik, nënshkruan një strategji të re bashkëpunimi gjatë një ceremonie në Seul.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ripohoi zotimin e Uashingtonit për t’i dalë menjëherë në mbrojtje Koresë së Jugut në rast të një sulmi të mundshëm nga Koreja e Veriut.
“Herë pas here jemi vënë në provë dhe jemi përballuar me sfida të ndryshme. Së bashku, kemi ndërtuar një nga aleancat më të fuqishme, të afta dhe më ndërvepruese në botë. Për shtatë dekada kemi frenuar konfliktin dhe agresionin në Gadishullin Korean. Nëse është e nevojshme, ne jemi gati të luftojmë sot”.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se rishikimi i marrëveshjes ishte i nevojshëm sepse strategjia e mëparshme nuk i trajtonte në mënyrë të përshtatshme përparimet e shpejta të programeve bërthamore dhe të raketave të Koresë së Veriut.
Seuli nuk dha detaje të mëtejshme lidhur me përmirësimet e strategjisë. Tensionet mes dy koreve janë në pikën më të lartë ndër vite, ndërsa janë shtuar provat ushtarake nga Koreja e Veriut, si dhe manovrat e përbashkëta mes Seulit dhe Uashingtonit, në një cikël kundërpërgjigjeje ndaj njëra-tjetrës./VOA/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League