Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësit kryesorë të demokratëve në Kongres do të zhvillojnë sërisht bisedime të martën, pas një përparimi në përpjekjet e tyre për të arritur nje marrëveshje për një paketë të re ndihme për të luftuar pasojat e pandemisë. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer do të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh sot me sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe shefin e Personelit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadow.
Zonja Pelosi u tha gazetarëve të hënën se palët “po shkojmë në drejtimin e duhur dhe se megjithë dallimet po përpiqen të kuptojnë qartë nevojat që ka vendi”. Palët janë të ndara lidhur me koston financiare që duhet të ketë paketa e ndihmës.
Demokratët kërkojnë 3 trilionë dollarë shpenzime ndërsa republikanët duan ta kufizojnë atë në 1 trilion dollarë. Ndër çështjet në diskutim është ofrimi i një ndihme financiare për të gjithë amerikanët, garantimi i fondeve për ata amerikanë që nuk paguajnë dot qiranë me qëllim shmangien e dëbimeve, ndihmë për shërbimin postar si dhe adresimin e çështjes së pagesës prej 600 dollarësh në javë që ofronte qeveria federale për amerikanët e papunë, krahas asistencës në rast papunësie. Afati i kësaj pagese skadoi javën e kaluar.
Udhëheqësit republikanë kanë parashtruar propozimin për miratimin e një pakete të vogël ndihme që adreson disa çështje, por zoti Mnuchin tha se dje se “Shtëpia e Bardhë është e hapur për një paketë më të madhe nëse mund të arrihet një marrëveshje”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...