Autoritetet gjermane kanë arrestuar një të dyshuar në rastin e sulmit kibernetik që rezultoi në vjedhjen e informatave private të qindra politikanëve, përfshirë kancelaren Angela Merkel dhe të famshëm.
Zyra e Policisë Federale tha se kanë bastisur një apartament të një të dyshuari 20-vjeçar në Hesse dhe e kanë prangosur, transmeton portali arbresh.info.
Der Spiegel raporton që 20 vjeçari ka pranuar fajin. Kjo gazetë citoi një hetues që të thoshte se i dyshuari nuk kishte qenë i vetëdijshëm për shkallën e efektit të veprimeve të tij dhe deri më tani asgjë nuk tregonte ndonjë lidhje me agjencitë e huaja të sigurisë.
Institucionet politike të Gjermanisë u tronditën të premten me lajmet që numrat privatë të telefonit, fotot, dhe mesazhet online ishin publikuar një nga një në Twitter gjatë muajit dhjetor.
Për këtë autoritetet gjermane janë nën kritika të ashpra për shkak të mënyrës se si e kanë trajtuar këtë çështje.
Autoritetet kanë thënë se pothuajse 1,000 njerëz janë prekur nga shkelja e të dhënave. Në shumicën e rasteve, informacioni i bërë publik ishte i kufizuar në detajet themelore të kontaktit, por deri në 60 raste u publikuan të dhënat më të gjera personale./Arbresh.info/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...