Ai po vuante dënimin me burg, pasi ishte akuzuar për disa krime monstruoze, ku ka vrarë 6 persona, ndërsa është gjetur i pajetë në qeli.
Damian Rzeszowski, vrau gruan e tij, dy fëmijët, vjehrrin, shoqen e ngushtë të bashkëshortes dhe vajzën e saj, në një prej sulmeve më barbare të regjistruara ndonjëherë në Jersey.
Ai ishte dënuar me 30 vite në një burg të sigurisë së lartë, në Full Sutton në Yorkshire.
Damian vrau bashkëshorten e tij Izabela, 30 vjeç pasi zbuloi se e tradhtonte, më pas vrau dy fëmijët Kinga, 5vjeç, të birin Kacper, 2 vjeç, vjehrrin Marek Garstka, 56 vjeç, shoqen e ngushtë të Izabelës, Marta De La Haye, 34 vjeç dhe vajzën e Martës, Julia, 5 vjeç.
Sulmi i Rzeszoëskit erdhi disa javë pasi bashkëshortja e tij pranoi se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore rreth dy muaj, dhe e kishte kërcënuar se do vriste veten.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...