“Ua kam borxh jetën”, deklarata e parë e Boris Johnsonit nga spitali

11:03 | 12 Prill 2020
Arbresh.info

“Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm, ua kam borxh jetën”, tha Boris Johnson në deklaratën e parë në spital.

Në deklaratën e tij të shkurtër, ai ka falënderuar stafin e NHS, pas disa ditëve qëndrimi në spital, ku ishte dy ditë në kujdes intensiv, mori oksigjen, para se të kthehej në repartin normal të spitalit për t’u shëruar, transmeton portali arbresh.info.

Në ditët e para të infektimit të Johnson me koronavirus, kur ai u izolua në banesën e tij mbi 11 Downing Street, u bënë të gjitha përpjekjet për të ulur peshën e gjendjes së tij.

Kjo, pa dyshim, ishte mënyra siç e dëshironte Johnson. Miqtë dhe të tjerët që e njohin atë për shumë vite janë të vetëdijshëm që ai gjithmonë – dhe sigurisht në ditët e tij të reja – ishin disi kundërshtues të idesë për t’u sëmurë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme