Google ADS

U zhduk pasi fitoi zgjedhjet, gjendet trupi i kryebashkiakut meksikan

11:09 | 9 Janar 2020
Arbresh.info

Trupi i Daniel Esteban Gonzalez, i cili u zhduk pasi fitoi zgjedhjet në shtetin federal Guerrero të Meksikës, u gjet pas më shumë se një viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët federal në Guerrera njoftuan se mbetjet e trupit të Gonzalez, të zhdukur më 2 shtator 2018 u gjetën në brigjet e lumit.

Më tej theksuan se ekipi i ekspertëve ka dalë në terren dhe se analiza e ADN-së ka treguar se mbetjet i përkasin Gonzalez-it.

Gruaja e Gonzalez-it, Edith Lopez Rivera më herët ka deklaruar se burri i saj dhe shoferi u zhdukën pas takimit me një deputet në qytetin Tlapa.

Disa anëtarë të familjes së të zhdukurit Gonzalez, i cili në zgjedhjet në Cochapa El Grande fitoi si kandidat i Partisë Demokratike Revolucionare (PRD), përgjegjëse e konsideron partinë kundërshtare Institucionale Revolucionare (PRI).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme