Google ADS

U xhiruan duke kërcyer në rrugë, kërkohet arrestimi i tyre

20:53 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë urdhëruar arrestimin e një çifti, pasi u filmuan duke vallëzuar në rrugë.

Në pamje, një burrë dhe një grua shihen duke performuar në trotuar, ndërsa kalimtarët që mblidhen rreth tyre i filmojnë me telefona, transmeton portali arbresh.info

Mbretëria konservatore ka rregulla të rrepta në lidhje me ndarjen gjinore, ani pse kohëve të fundit kanë filluar të liberalizojnë ligjet, duke përfshirë lejimin e grave për të vozitur.

Por video që po qarkullon online, ka bërë që guvernatori i provincës Asir, princi Faisal bin Khaled të urdhërojë hetim të kësaj çështjeje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme