Google ADS

U vaksinua pa rradhë, jep dorëheqje kryetari i një qyteti në Sicili

23:28 | 7 Mars 2021
Trina Galanxhi

Kryetari i bashkisë së qytetit sicilian të Corleone njoftoi sot se do të jap dorëheqje pasi u vaksinua kundër Covid-19 pa rradhë.

“Kam kaluar një natë pa gjumë duke medituar për vendimin tim dhe arrita në përfundimin se do të ishte e drejtë të jepja dorëheqjen, pavarësisht nga fakti që unë isha vaksinuar si një nga këshilltarët bashkiakë,” tha Nicolo Nicolosi, 78 vjeç, për agjensinë italiane ANSA, transmeton portal arbresh.info

Deri në fundjavë, ai ishte kryetari i një qyteti të vogël afër Palermos, një bastion historik i mafies, emri i të cilit lidhet me sagën mitike të treguar në filmin The Godfather nga regjisori Francis Ford Coppola.

Media italiane ka bërë të ditur se policia italiane tashmë ka hapur një hetim kundër tij dhe se çështja ishte raportuar në zyrën e prokurorit lokal.

Qyteti i Corleone konfirmoi në faqen e tij zyrtare në Facebook se njeriu i tij i parë kishte marrë dy doza të vaksinës në janar edhe pse ai nuk bënte pjesë në grupin parësor.

Italia nisi fushatën e saj të vaksinimit në fund të dhjetorit, duke rezervuar dozat e para për punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit mbi moshën 80 vjeç.

Rreth 5.3 milion doza të vaksinës janë përdorur në Itali deri më tani.

Sipas ministrisë së shendëtësisë, në vendin me 60 milionë banorë, vetëm 1.6 milionë banorë kanë marrë të dyja dozat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme