Sekretarja për shtyp e kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy ka kërkuar falje për fyerjen që u ka bërë pensionistëve .
Carmen Martínez Castro, sekretarja e shtypit të Rajoy, i kishte thënë një ndihmëses së parties: “Sa do të doja t’u tregoja gishtin e mesëm dhe t’u thosha pirdhuni”.
Komenti i saj është regjistruar nga kamerat dhe është botuar në mediat kryesore spanjolle, transmeton portali arbresh.info
Ajo ishte duke folur në një ngjarje në Alicante, ku pensionistet po protestonin kundër Rajoy dhe qeverisë konservartore, ku ndër të tjera është bërë thirrje edhe për rritje të pensioneve.
Partitë e opozitës kërkuan që Martinez Castro të japë dorëheqjen për shkak të gafës. José Luís Ábalos, një deputet socialist, tha se komentet e saj “treguan një mungesë respekti për pensionistët”./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I