Dy gra myslimane raportohej sot se ishin qëlluar disa herë me thikë pranë kullës Eifel në një sulm të dyshuar si të motivuar nga racizmi.
Policia tha se kishte arrestuar dy gra të bardha që raportohet se kishin thërritur “Arabe të ndyra!” para se të nisnin sulmin ndaj grave me veshje karakteristike myslimane.
Prokurorët thanë se të dyshuarat janë ndaluar për tentativë vrasjeje, në zhvillimin që vjen pas rritjes së tensioneve për vrasjen me prerje koke të një mësuesi në periferi të Parisit, i cili kishte treguar në një klasë të shkollës fillore karikatura të profetit mysliman Muhamed.
Viktimat e sulmit të fundit u identifikuan si gra franceze me origjinë nga Algjeria, të emëruara si 49 vjeçarja Kenza, dhe Amel, disa vite më e re. Kenza u godit gjashtë herë me thikë dhe u shtrua në spital me një mushkëri të shpuar.
Ndër burime të hetimeve thonin se Amel kreu kirurgji për plagët në duar.
Vetëm sot policia e Parisit dha deklaratën e sulmit të së dielës mbrëma: “Më 18 tetor policia e kryeqytetit ndërhyri rreth orës 20.00 pas një thirrjeje emergjence për dy gra të sulmuara me thikë në Champs-de-Mars pranë kullës Eifel.”
“Një hetim për tentativë vrasjeje ka nisur.”
Një nga gratë e sulmuara mbante mbulesë të fytyrës, por mediat vendase thanë se nuk ishte e sigurtë nëse kjo ishte për arsye të pandemisë apo për arsye kulturore e fetare./tch
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...