Një foshnje që ra në një pishinë dhe u deklarua dy herë e vdekur nga mjekët po lufton për të qëndruar gjallë.
Vajza 1-vjeçare, e quajtur Lillian Talboys ndodhet në gjendje kritike për jetën në Cardon Children’s Medical Center në Arizona. Talboys kishte rënë në pishinë dhe u nxor nga uji nga anëtarët e familjes.
Nuk është konfirmuar se për sa kohë foshnja qëndroi në ujë. Por sipas familjes ajo rrëshqiti në pishinë ndërsa luante me tre vëllezërit e saj në oborrin e shtëpisë.
Vëllai i saj i madh po qëndronte tek dera kur dëgjoi ulërimat dhe vrapoi drejt saj për ta gjetur brenda në ujë.
Ai u hodh në ujë dhe e nxori motrën jashtë. Vëllai e goditi në shpinë për ta rikthyer në jetë. Më pas ishte nëna e Lillian që filloi ti bënte ringjalljen kardio-pulmonare, por vajza ishte pa shenja jete.
Lillian u dërgua në spital por u shpall e vdekur. Nëna e saj ndjeu rrahje të dobëta të zemrës tek vajza dhe mjekët bënë sërish përpjekje për ta ringjallur por e shpallën për herë të dytë të vdekur.
Por përsëri nëna insistoi se mund të ndjente akoma rrahje zemre, madje ndjeu se foshnja i kapi dorën. Mjekët i thanë se ajo kishte ndërruar jetë por ishim impulse të trurit, por nuk arritën ta bindnin.
Gruaja vazhdoi të pretendojë se fëmija ishte gjallë dhe u urdhërua bërja e një skaneri.
Lillian tani ndodhet në gjendje kritike për jetën me rrahje të qëndrueshme zemre dhe mbahet gjallë me një aparaturë pasi u ringjall rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës. Babai i saj tha se ajo po lufton për të jetuar.
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...