Një vullnetare italiane, e cila u rrëmbye në Kenia në nëntor të vitit 2018, është rikthyer në vendin e saj. Silvia Romano, 25 vjeçe, përqafoi prindërit dhe motrën e saj dhe u përshëndet nga kryeministri dhe ministrja e jashtme e Italisë pasi zbarkoi në Romë.
Ajo u la e lirë nga grupi i dyshuar islamik al-Shabab pranë kryeqytetit të Somalisë Mogadishu të shtunën. Shërbimi sekret i Italisë thuhet se është ndihmuar nga Turqia dhe Somalia për të siguruar lirimin e saj.
Ndërkohë, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e italianes 18 muaj më parë. Pasi zbriti në aeroportin e Romës të Dielën, Romano tha se ndjehej mirë, si “fizikisht ashtu edhe mendërisht”.
Ajo është parë e shoqëruar nga burra të maskuar nga shërbimi sekret italian. Ndërkohë, babai i saj tha se ai ishte “duke shpërthyer nga gëzimi”.
Këmbanat e kishës u ngritën dhe njerëzit duartrokitën nga ballkonet e tyre në qytetin e lindjes të Romanos në Milano për të festuar kthimin e saj.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030