Të paktën 7 persona kanë mbetur të vdekur dhe 2 vajza thuhet se janë përdhunuar gjatë një sulmi në një shkollë të mesme në Kenian veriore.
Sulmi mendohet se është një hakmarrje e një nxënësi i cili ishte pezulluar nga shkolla.
Nxënësi, se bashku me dy persona të tjerë është rikthyer në shkollë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të nxënësve të tjerë duke lënë të vdekur 6 prej tyre dhe rojen e sigurisë.
Ai ishte pezulluar për shkak se ishte përshirë në një grindje me nxënësit e tjerë. Personat e armatosur po kërkonin mësuesin kujdestar dhe nxënësit me të cilët ishin përplasur, por kur nuk i gjetën filluan të qëllonin mbi nxënësit e tjerë.
Nxënësi i dyshuar, i moshës 17 vjeç, u arrestua mbrëmjen e së shtunës, por u vra nga një turmë banorësh të zemëruar të cilët sulmuan rajonin e policisë.
Kanali telviziv i Kenias tha se viktimat përfshinin 4 djem dhe 2 vajza, ndërsa dëshimtarët thonë se personat e armatosur përdhunuan 2 vajza dhe plagosën 18 nxënës të tjerë.
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...