Tabloidët në Britaninë e Madhe i janë rikthyer edhe një herë historisë së shqiptarit me origjinë nga Tropoja, Jetmir Buçpapaj, i përfshirë në grabitjen më të madhe të ndodhur në Angli. Mediat britanike kanë treguar detaje nga jeta e tij në liri, nga martesa te muaji i mjaltit.
Jetmir Buçpapaj dhe bashkëkombësi i tij Ermir Hysenaj, si dhe 5 britanikë u arrestuan në vitin 2008 për grabitjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatët. Policia britanike gjeti vetëm 23 milionë nga 53 milionë paratë e grabitur në ngjarjen e ndodhur në zonën Tonbridge në Kent.
41-vjeçari Jetmir Buçpapaj u dënua me 15 vite burg, i akuzuar për grabitje dhe rrëmbim me armë. Shqiptari nga Tropoja u divorcua nga bashkëshortja e parë Rebecca ndërkohë që ai vuante dënimin me burg.
Jetmir Buçpapaj u lirua nga burgu i sigurisë së lartë Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua më pas në Shqipëri. “The Mirror” raporton se ai është martuar me shtetasen B.D. në qytetin e tij të lindjes në Tropojë. Fotot i tregojnë ata duke pozuar në një shtëpi madhështore, raporton media në fjalë.
Pas martese ata kanë bërë muaj mjalti. 34-vjeçarja nuk pranoi të tregonte vendin e muajit të mjaltit, por bëri me dije për “The Mirror” se bëhej fjalë për një vend “shumë të veçantë”.
“Një burim nga Shqipëria tha: Deri më tani nuk kemi asnjë kërkesë të re nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë prone apo investim në emrin e tij apo të afërmve”.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...