Grupet e të Drejtave të Njeriut kanë raportuar për përdhunime në masë, për me më shumë se gjysmën e të mbijetuarave nga komuniteti Rohingya.
Organizatat humanitare kanë theksuar se gratë Rohinya janë të traumatizuara nga ngjarjet që u kanë ndodhur, të cilat tashmë ndodhen në kufirin e Bangladeshit, shkruan “AP”, transmeton portali arbresh.info
Përkundër dhunës fizike dhe psikologjike, gratë janë detyruar që të shohin pjesëtarët e familjes duke u vrarë brutalisht, përfshirë edhe fëmijët.
Gratë kanë përshkruar ardhjen e ushtrisë së Mianmarit në fshatin e tyre, ku me të arritur u kanë vënë zjarrin shtëpive. Roshida, njëra nga gratë që jeton në kampin e refugjatëve në Bangladesh, ka theksuar se ushtria ka vrarë këdo që ka zënë në rrugë.
Ajo ka qenë njëra ndër katër gratë që u morr nga shtëpia dhe u përdhunua nga ushtria e Mianmarit në mënyrë sistematike.
Më e tmerrshja për Roshidën ka qenë kur ushtria ka marrë foshnjën e saj 25 ditëshe dhe e ka përplasur për tokë deri në vdekje.
Didlar Begum, gjithashtu ka rrëfyer tmerrin që ka ndodhur në fshatin e saj. Ajo ka theksuar se burri i saj ishte marrë nga shtëpia dhe ishte vrarë para syve të saj, më pas ajo përshkruan se ushtria ka hyrë në shtëpinë e saj dhe e kanë përdhunuar atë.
Ajo përshkruan torturat që i ishin bërë, deri sa në një moment kishte vendosur që të shtirej si vdekur. Ushtria e Minamarit kanë plagosur edhe vajzën e saj (10) duke e goditur me thika në kokë.
Rrëfim të njejtë nga ndarë me “AP-në” edhe Sunura, e cila ka parë ushtrinë duke e vrarë djalin e saj, ndërsa më pas i kanë hequr kokën para syve të saj. Ajo ishte përdhunuar për gjashtë orë rresht, edhe pse ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.
Mumtaz Begum, njëra ndër gratë e përdhunuara ka theksuar se kur ushtria përfundoi së përdhunuari i vuri flakën shtëpisë, me qëllim që të digjeshin edhe gratë brenda. Pesë gra që ishin në shtëpinë e saj kanë vdekur nga zjarri, ndërsa ajo ia ka dalur që të shpëtojë falë vajzës së saj të vogël.
Të gjitha gratë kanë theksuar se janë duke marrë trajtimet e duhura në Bangladesh, ndërsa ka shprehur zëshëm torturat që ka bërë ushtria e Minamarit.
Gjatë dhunës së shpërthyer në Mianmar, rreth 650 mijë myslimanë Rohingya janë larguar nga vendi dhe janë strehuar në një kamp në kufi me Bangladeshin./arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...