Një “bishë” fluturuese e projektuar dhe prodhuar në Turqi, do t’i bashkohet së shpejti arsenalit të Forcave Ajrore të vendit.
Bëhet fjalë për gjuajtësin e parë turk të gjeneratës së 5-të “KAAN”. Edhe pse prototipi i parë u lançua në mars të këtij viti, ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler ka bërë me dije se avioni do të kryejë fluturimin e parë testues më 27 dhjetor.
Jo vetëm kaq pasi Ankaraja ka planifikuar që “Kaan” të përfshihet në arsenalin e Forcave Ajrore Turke brenda vitit 2032.
Avioni është projektuar për të qenë një luftëtar me shumë funksione, i aftë për misione në ajër, ajër-tokë dhe luftën elektronike.
“KAAN” është një avion luftarak me dy motorë, që mund të përshkruaj një distancë prej mbi 3000 kilometrash me shpejtësi maksimale prej 1.8 Mach.
Avioni është i pajisur me një sërë sensorësh dhe armësh të avancuara, duke përfshirë një radar aktiv të skanuar elektronikisht (AESA), një ekran të montuar në helmetë (HMD) dhe raketa ajër-ajër./A2CNN
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë