22 persona kanë humbur jetën në Stamboll për shkak të helmimit nga alkooli, ndërsa 16 janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Në mesin e të vdekurve ishin 11 të huaj, transmeton portal arbresh.info
Nuk dihen detaje për kombësinë e viktimave.
Në lidhje me ngjarjen 4 persona janë arrestuar.
Autoritetet kanë nisur një operacion mbarëkombëtar për të goditur prodhimin e paligjshëm të alkoolit, duke bastisur rreth 300 vende dhe duke sekuestruar mijëra litra alkool të falsifikuar, thuhet në raport.
Të paktën 85 të dyshuar janë arrestuar.
Vdekjet e kësaj natyre nuk janë të rralla në Turqi. Rritja e inflacionit dhe taksave qeveritare dhe rregullimi i konsumit të alkoolit kanë rritur çmimet e alkoolit në më të lartat ndonjëherë./arbresh.info/
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...
MCA Kosova mban konferencë për sistem të ruajtjes së energji...
Rritet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Los A...
Moti sot në Shqipëri
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga ...
Parashikimi i motit për të premten