Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur teksa festonin një dasmë kur rrufeja goditi një varkë në Bangladeshin veriperëndimor, thanë zyrtarët.
“Ne kemi informacione për 17 persona që vdiqën dhe disa të tjerë u shtruan në spital”, tha zyrtari i policisë Farid Hossain.Katërmbëdhjetë persona u plagosën dhe u dërguan në spital, tha zyrtari i Shërbimit të Zjarrit Meherul Islam teksa edhe dhëndri ishte mes të lënduarve, shkruan CNN.
Rrufeja vret qindra njerëz çdo vit në Bangladesh teksa në vitin 2016 më shumë se 200 njerëz vdiqën vetëm në muajin maj, përfshirë 82 persona në një ditë të vetme.
Shumica e vdekjeve nga rrufeja zakonisht ndodhin gjatë muajve të ngrohtë mes marsit dhe korrikut.
Ekspertët thonë se rritja e goditjeve fatale të rrufesë lidhet me shpyllëzimin, i cili ka çuar në zhdukjen e shumë pemëve të larta që më parë do të kishin tërhequr goditje rrufeje.
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Shiu ekstrem përmbyt Mekën
Zyrtare: Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napol...
Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të doza...
Transformimi i sektorit energjetik/ Rama: E gjetëm me humbje...
Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes