Google ADS

U godit nga një anije e madhe, momenti kur shembet ura në SHBA

11:04 | 26 Mars 2024
L G

Një urë në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur në orët e para të mëngjesit të së martës. Shkak për shembjen e urës Francis Scott Key është bërë goditja që ajo mori nga një anije e madhe.

Të gjitha mjetet dhe shoferët që po qarkullonin në urë në ato momente kanë përfunduar në ujë.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe momentin e shembjes së urës, ku brenda pak minutash struktura bie e gjitha në ujë.

Anije e madhe e cila u përplas me urën shpërtheu në flakë dhe u fundos.

“Të gjitha korsitë nga të dyja drejtimet janë mbyllur për shkak të incidentit në I-695 Bridge”, thanë autoritetet e transportit në Mariland.

Kryetari i Baltimore, Brandon Scott, tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit janë duke i kërkuar së paku shtatë njerëz për të cilët besojnë se janë në ujë, tha Kevin Cartëright, drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimore.

“Përqendrimi ynë tani është të tentojmë t’i shpëtojmë këta njerëz”, tha Cartwright.

@arbresh_info Momenti kur shembet ura në SHBA, struktura shkatërrohet brenda pak sekondash#viral #viralvideo #shba #fyp ♬ son original – arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme