Agjencia e Emigracionit dhe Sigurisë së Kufirit konfirmoi se ka detyruar të ushqehen disa prej personave të mbajtur për emigracion të paligjshëm, pasi kishin filluar një grevë urie duke kërkuar lirimin e tyre.
Sipas agjencisë, të paktën gjashtë persona janë ushqyer me forcë përmes tubave në kanalet e frymëmarrjes dhe se janë edhe nëntë persona të tjerë që kanë refuzuar ushqimin në disa qendra të ndryshme në shtetet Teksas, Florida, Arizona dhe në Kaliforni.
Aktivistët e të drejtave të njeriut që janë në kontakt me grevistët e urisë në Teksas thonë se shumica e grevistëve të urisë janë me origjinë indiane dhe se kaluan kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara rreth gjashtë muaj më parë, kur dhe u ndaluan nga autoritetet. Pasi kanë kaluar muaj të tërë të ndaluar, ata kërkojnë t’u jepet liria me kusht.
Sipas avokates së dy prej grevistëve në Teksas, Ruby Kaur, ata patën filluar grevën e urisë në fillim të këtij viti për të tërhequr vëmendjen tek, siç shprehen ata, kushtet jonjerëzore, kërcënimet verbale dhe mungesën e informacionit që u jepet për rastin e tyre. Avokatja tha gjithashtu se klientët e saj përballen me mungesën e njohurive të gjuhës angleze dhe se nuk u është ofruar një përkthyes për gjuhën e tyre, punxhabi. Ajo tha se procesi i ushqimit me forcë ka shkaktuar vështirësi tek emigrantët, ndër të tjera gjakrrjedhje në rrugët e frymëmarrjes, si dhe të vjellja.
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...