Përderisa “Z-ja” mund të jetë simboli i Rusisë për pushtimin e saj, një trekëndësh përfaqëson përpjekjen më të guximshme të Ukrainës për ta zmbrapsur atë.
Ato janë të ngjitura ose të vizatuara në anët e çdo kamioni, tanku apo transportuesi personeli që shkon drejt kufirit rus në rajonin Sumy.
Është një ofensivë që ka marrë qindra kilometra katrorë të territorit rus dhe ka rikthyer dukshëm momentumin dhe moralin në përpjekjet luftarake të Ukrainës, raporton BBC transmeton Arbresh.info.
Tomash sapo është rikthyer nga misioni ndërkufitar i Ukrainës. Njësia e dronit me të cilën ishte ai kishte kaluar dy ditë duke i hapur rrugë sulmit ndërkufitar.
“Kishim urdhra të vinim këtu, por nuk e dinim çfarë do të thoshte”, ka thënë Tomazh. Saktësisht se sa territor rus është kapur mbetet e paqartë, edhe pse ka skepticizëm mbi pretendimin e Komandantit të Përgjithshëm, Oleksandr Syrskyi, se 1,000 kilometra katrorë janë nën kontrollin e Ukrainës.
Ministri ruse e Mbrojtjes ka insistuar të martën e përpjekjet e Ukrainës për të shtyrë më thellë janë penguar, por ajo ka gabuar edhe më parë.
Synimi i kësaj ofensive është i paqartë, edhe pse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur për shënjestrimin e zonave prej nga ku Rusia mund të nisë sulme ndaj Ukrainës, si dhe të sjellë më afër një “paqe të drejtë”.
Por, është e qartë se Kievi po vendos disa nga trupat më të mirë. Ushtarë në formë mblidhen rreth automjeteve. Më të ndrojturit nuk duan të flasin. Disa duken të rraskapitur. Përmes aplikacionit “Telegram”, një ushtar që është ende në Rusi thotë se muaj planifikimi bënë që Moska të zhvendoste trupat nga vija të frontit në Ukrainë.
“Elementi i befasisë funksionoi”, ka thënë ai. “Kemi hyrë lehtësisht me pak rezistencë. Më 6 gusht, grupet e para kaluan gjatë natës në drejtime të ndryshme”.
“Pothuaj menjëherë ata arritën në pjesën perëndimore të qytetit Sudzha”, ka shtuar ai.
Me operacione të tilla, fshehtësia u përshtatet ushtarëve që i kryejnë ato. Nuk mund të thuhet e njëjta për civilët. Nga të dyja anët e kufirit, mijëra po evakuohen pas ngritjes së sulmeve ajrore dhe luftimeve.
“Civilët rusë që i hasim, nuk rezistojnë. Nuk i prekim, por ata ose na trajtojnë ashpër ose negativisht”, ka shpjeguar një ushtar. Për Kievin, logjika ose shpresa është që Rusia të detyrohet ta ndërrojë fokusin nga luftimet në territorin e Ukrainës në të vetin.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...