Një aeroplan i vogël gjatë ditës së sotme është futur në zonën e kufizuar ajrore, duke fluturuar mbi hapësirën ku po zhvillohej tubimi i presidentit Donald Trump në Bullhead City të Arizonës, ku për shkaqe sigurie menjëherë janë ngritur në ajër dy aeroplanë luftarakë të tipit F-16.
John Cornelio, zëdhënës i komandës së forcave ajrore (NORAD), ka deklaruar për CNN se aeroplanët F-16 janë dërguar në ajër për të kërkuar aeroplanin e vogël që ishte futur në hapësirën e kufizuar ajrore – më saktësisht mbi hapësirën ku zhvillohej tubimi i Trumpit, transmeton Telegrafi.
“Fluturakja që ka shkelur protokollin nuk kishte reaguar ndaj aeroplanëve tonë, por më pas ka vënë kontakt pasi që NORAD urdhëroi lëshimin e raketave sinjalizuese si paralajmërim”, ka shtuar Cornelio.
Fluturakja që ka shkelur hapësirën e kufizuar ajrore, është përcjell nga ky rajon pa ndonjë incident. E zëdhënësi i Shërbimit Sekret ka bërë të ditur se Trump nuk ishte në rrezik gjatë këtij incidenti, i cili ende po hetohet nga organet e sigurisë.
Tubimi i Trumpit në Arizonë ishte pjesë e fushatës parazgjedhore. E sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, Arizona deri më tani ka regjistruar një numër të madh të rasteve me COVID-19 në baza ditore.
Aeroplani i vogël nuk mund të shihej me sy të njeriut, sipas gazetarëve të CNN-it që ishin në Arizona, por është dëgjuar mbi kokat e qytetarëve aeroplani luftarak – që nxiti masën të ngrit kokën lart, madje edhe vetë presidentin.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...