Një vajzë japoneze do të fluturojë si femra e parë pilote luftarake në historinë e vendit. Historia e pilotes së re ka mbushur me krenari vendin dhe lajmi është pasqyruar ne mediat ndërkombëtare.
Togerja 26-vjeçare Misa Matsushima me detyrë në Forcat e Armatosura të Mbrojtjes Ajrore të Japonisë është certifikuar për drejtimin e avionëve luftarak pas përfundimit të trajnimit të fluturimeve me avionin F-15.
“Dëshiroj të vazhdoj të punoj shumë për të përmbushur detyrën time, jo vetëm për veten por edhe për vajzat që do të ndjekin këtë rrugë në të ardhmen,”-u tha Matsushima gazetareve.
Togerja e ka pasur gjithmonë endërr drejtimin e avionëve luftarak dhe ka admiruar pilotet që kur kishte pare në shkollën fillore filmin ikonik te Hollivudit “Top Gun”.
Forcat Ajrore japoneze nisën të rekrutonin femra në vitin 1993, por rolet e tyre nuk përfshinin edhe ato të pilotit të avionëve luftarakë apo avionëve të gjurmimit.
Gjithsesi 3 vite më pare ushtria hoqi rregulloren që i pengonte pilotet femra të merrnin pjesë në misionet luftarake dhe zbuluese. Aktualisht janë edhe 3 vajza të tjera që po trajnohen për t’iu bashkuar grupit elitar të pilotëve luftarakë.
Ndërkohë njoftohet se pilotja do të jetë me detyrë në njësinë 5 të Bazës Ajrore Japoneze Kjo njësi shërben për ndërhyrje të menjëhershme ndaj avionëve që hyjnë pa leje në hapësirën ajrore të Japonisë.
Kjo është arritja e parë në vendin aziatik pas kërkesave kombëtare për barazi më të madhe gjinore. Japonia është një vend tradicionalisht i dominuar nga meshkujt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...